Mirësevini në Kosova Global Talent Center!

Zhvillojmë talentët e së Ardhmes!

Kosova Global Talent Center është vendi ku fëmijët dhe të rinjtë me talent dhe prirje të veçanta zbulojnë potencialin e tyre dhe përgatiten për suksese ndërkombëtare.

Rated 4.8 out of 5
5.0 vlerësuar nga prindërit
+383 45 389 365
Rreth Nesh

Frymëzim për Talente të Reja

Kosova Global Talent Center (KGTC) është një qendër edukative e dedikuar për zbulimin, zhvillimin dhe mbështetjen e talenteve të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë. Ne besojmë se çdo fëmijë ka potencial unik, i cili, kur kultivohet në mënyrën e duhur, mund të shndërrohet në sukses të jashtëzakonshëm.

Kosova Global Talent Center

Olimpiadat Ndërkombëtare

Ne jemi përfaqësues zyrtarë të disa prej olimpiadave më të njohura ndërkombëtare si TIMO, Hippo, Neo Science, Hi Lingua, duke sjellë në Kosovë mundësi unike për nxënësit.

Turkic International Mathematics Olympiad

Qëllimi kryesor i TIMO-s është të zhvillojë te nxënësit dashurinë për matematikën, duke forcuar mënyrën logjike të të menduarit, kulturën e argumentimit dhe aftësinë për të gjetur zgjidhje origjinale për çdo sfidë.

Neo Science Olympiad

Kurrikula e Olimpiadës Ndërkombëtare Neo Science bazohet në filozofinë e edukimit të nxënësve në shkencë dhe matematikë përmes një qasjeje ndërdisiplinore dhe praktike.

HIPPO Contest

HIPPO fton nxënës nga e gjithë bota të sfidojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze dhe të lidhen me bashkëmoshatarët në një frymë konkurrimi miqësor. Konkursi kultivon një ndjenjë të përbashkët identiteti, duke inkurajuar të rinjtë të bashkohen si një komunitet global.

Regjistrohu sot dhe bëhu pjesë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm!

Pse Ne?

Zgjidhni Ekselencën me Ne

Në Kosova Global Talent Center e vendosim zhvillimin e talentit e nxënësit në qendër të vëmendjes. Programet tona kombinojnë edukimin akademik, aktivitetet kreative dhe teknologjinë, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe frymëzues.

Mirësi

Nxisim respekt, empati dhe bashkëpunim.

Kreativitet

Zgjidhje të reja dhe aftësi për sfidat e së ardhmes.

Emocion

Krijojmë një ambient ku fëmijët ndihen të mbështetur dhe të motivuar.

Formim

Eksplorim i ideve të reja dhe të menduarit jashtë kutisë.

Çfarë thonë prindërit
Krenaria ime më e madhe është të shoh Onartin duke u rritur me dije, vlera dhe përkushtim. Përmes Kosova Global Talent Center, ai përfaqësoi Kosovën në TIMO 2025 në Antalya dhe fitoi medaljen e bronztë 🥉. Pasioni, përkushtimi dhe puna sjellin rezultate të jashtëzakonshme!”
Albert Gjoshi

Më shumë se thjesht një vend gëzimi

Në Kosova Global Talent Center, çdo aktivitet është një mundësi për të mësuar, për t’u lidhur dhe për të zhvilluar aftësi që shkojnë përtej argëtimit.